Piktori Rudolf Otto von Ottenfeld (1856 -1913) galerinë e tij e pasuroi edhe me episode nga jeta shqiptarëve. Disa vepra të tij kanë për temë luftëtarët shqiptarë dhe jo vetëm, meqë përcjell me besueshmëri dhe besnikëri korrekte kostumet tradicionale, por edhe shprehinë dhe karakteristikat dalluese të shqiptarëve, ku spikat krenaria dhe ashpërsia.


