Katër librat finaliste të Çmimit të Përkthimit “Fjala fest” 2024 dhënë nga Albania Letteraria, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe DEP janë:

“Flama” nga Tom Kuka me përkthim nga Valentina Notaro në 2022, “Diktatori i Kryqëzuar” nga Mira Meksi me përkthim nga Giovanna Nanci (Bonanno;2023)

Pastaj “Pallati i Ëndrrave” nga Ismail Kadare me përkthim nga Liljana Cuka dhe “Kinostudio” e Gëzim Qëndro me përkthim nga Caterina Zuccaro.

Fituesi për përkthimin më të mirë nga shqipja në italisht do të shpallet më 6 maj.

Ndërsa ceremonia e çmimeve do të mbahet ditën e diel të 19 majit në Milano në kuadër të FjalaFest, edicionit të parë të Festivalit të Letërsisë shqipe./gazetatema