Ismail Lulani   (Tuz, Mali i Zi, 26.03.1933 – Shkodër 06.10.2002) Piktor.
Ismail Lulani ishte një nga piktorët e shquar shqiptarë të shekullit XX-të, Lulani ishte një nga artistët që ndikuan fuqishëm në modernizimin e artit shqiptar të çerekut të fundit të shekullit XX. Piktori Ismail Lulani kreu studimet e mesme për mjekësi, por shumë shpejt do ti kushtohej plotësisht pasionit të tij të fëmijërisë – pikturës.  Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, gjatë viteve 1964 – 1968. Në veprat e tij sidomos rreth viteve ’80, ndjehet prirja drejt pasurimit të paletës piktorike e që gradualisht nga tabloja në tablo, e bën Lulanin të evidentohet si një artist me një stil të veçantë piktorik, i cili priret drejt dekorativitetit, motiveve të veçanta. Ismail Lulani dallohet koloriti i pasur dhe mënyra e vizatimit të personazheve. Krijimtaria artistike e piktorit Ismail Lulanit është e shumë e gjerë dhe e larmishme (mbi 30 vjet krijimtari). Ai ishte portretist, peizazhist dhe realizues i tablove kompozicionale me temë historike e sociale.