Poezi: Raymond Carver
Përktheu: Fadil Bajraj

U çova në mëngjes me dëshirë
të tmerrshme që të rri shtrirë gjithë ditën e lume
dhe të lexoj. Një grimëkohë luftova kundër kësaj.ReklamaPauseLoaded: 68.98%Remaining Time -1:07Unmute×

Atëherë shikova shiun nëpër dritare.
Dhe hoqa dorë. Iu dorëzova plotësisht pushtetit
të këtij mëngjesi me shi.

A do ta jetoja jetën sërish?
T’i bëja po të njëjtat gabime?
Po, të më jepej gjysma e shanseve. Po.