Edmond Tupja

Shiu gërvisht

Vertikalisht

Peizazhin shurdh

Vështroj, kërkoj

Nëpër hapësirë

Dhe humb

Humb fillin

E ëndërrimit

Që larg të shpie

Humb pas vijave

Të shiut në dritare

Pa dritë, pa hije

Pa dritë, pa hije

Rri e pres

Një copë qiell blu

Një hap, një trokitje

Një fjalë, një gjest

Diçka, diku…