Merita Abazi

Fjalët qajnë, lotët flasin…të dashurit e mi, ku jeni?

Tmerri i ankthit pritës, është dorë njeriu që shpërfilli ligjin, apo ndërgjegjen?

Autobusi një: Llaskarca! Spitali dy: Tetova! Autobusi tre: rruga në Bullgari!

Mashtruesja brilijante e vesit të kohës, u bë akullimë mortale. 

Ngërçi dhimbjeprurës i të gjallëve në ezhgalin e shpirtit, rrënqethej,

Ato ranë në humbellën e shushunjave të zjarrit,  

Pëllumbat, grifshat, dallëndyshet fëmijë,

 cicëruan…u thyen krahët, ranë në mazgallat e honit sterrë,

 Pranvera e zemrave të tyre vajtoi.

Shëmtia e jetës e mbuloi bukurinë.

…Dhe ujërat u derdhen në det, e lotët u bënë të kripur…shumë të kripur!