Poezi nga: Janis Ricos
Përktheu: Erla Velaj

Sepse autobuzët qëndruan përpara kangjellave,
sepse kukullat në vitrinat e vezulluara të dyqanit belbëzuan,
sepse një marangoz theu derën e xhamtë tē birrarisë,
sepse fëmija ishte vetëm në ashensor, me lapsin e vjedhur,
sepse qentë kishin braktisur vilat bregdetare,
sepse grirësi i ndryshkur ishte mbuluar nga hithrat,
sepse qielli ishte hirnosur bashkë me peshkun e kuq,
sepse kali në mal ishte më i vetmuar se një yll,
sepse këta dhe ata së bashku u përleshën,
për shkak të kësaj, për shkak të kësaj,
të thashë trillime…