Merita Abazi

Selma Ottilia Lovisa Lagërlof është gruaja e parë, autore suedeze, që e fitoi çminin e Nobelit për letërsi në vitin 1909, dhe gjithashtu ishte edhe gruaja e parë që u antarësu në Akademinë Suedeze më 1914. Zonja Selma ka qenë një mësuese dhe pedaqoge shumë e aftë. Në rrugën e saj për në Stokëlhom, ajo përpilon një letër në vend të fjalimit gjatë pranimit të çmimit Nobël.. një letër ku ata të Akademisë dhe ne lexuesit e ditëve të sotme, e shohim shpirtin e saj fisnik dhe mendjen prej pedagogeje të shkëlqyeshme. Ajo në letrën e saj i drejtohet babait të ndjerë, ku në imagjinatën e saj, treni duke udhëtuar për në Stoklhom, ngrihet lartë në qiell, e ajo e takon babanë ashtu siç e kishte paramenduar. Kështu krijon një bisedë në qiell me babanë ku në mes të tjerash ajo duke kërkuar këshillë, e le në fund t’ia tregojë çmimin e fituar Noblin, me qëlim ta gëzojë. Ajo i tregon babait të saj për borxhet që i ka ndaj: atij si baba që e ka rritë me përralla, ndaj shkrimtarëve poetë, ndaj murgjërve që ia kanë mësuar thesarin e madh të legjendave, bujqëve, shtazëve në tokë, zogjve në qiell, luleve e pemëve që i kanë rrëfyer fshehtësitë e tyre, ajo i thotë babait se u kishte borxh të gjithë atyre që e kanë lartësuar, farkuar e formësuar ta mësojë gjuhën dhe poetët më të mëdhenjë…mbretit që e ka dërguar të bëjë një praktikë në jug, nxënësve të vegjël të saj, kritikët letrarë që shkruajtën për veprën e saj, miqtë /keshat, e në fund kur ia tregon letrën për çmimin Nobël, babai i saj qan, nuk i besohej.

Ai i thotë se tani nuk shqetësohet për asgjë, sepse do të gëzohet. Përralla e saj “UDHËTIMI I MREKULLUESHËM NIELS” qarkullon nëpër botë si një rrëfyes i mrekullueshëm i gjeografisë, të cilën Sellma e ka shkruar për nxënësit e saj. Vepra më në fund është e përkthyer në shqip dhe gjindet në librarinë Albas, këtu në Tetovë, Prishtinë e Tiranë.

Unë për sot e zgjodha novelën “GUSHKUQI” ku kjo autore përsëri nëpërmes përrallës e legjendës flet për kohën kur Zoti në fillim në kopshtin e Edenit , i ka krijuar kafshët dhe u ka dhënë emrin e tyre duke i ngjyrosë. Kështu të gjithë kafshët e shpezët të gëzuar e të kënaqur fluturonin dhe ecnin

Vetëm gomari e harronte emrin dhe kur u kthye herën e tretë , Zoti ia hoqi veshët, që iu zgjatën duke i thënë se emrin e ka GOMAR. Pastaj tregon se pëllumbeshën si e ngjyros, fazanin mëllenjën, bilbilin, laureshën, e te gardelina BabaZotit i mbaruan ngjyrat, kështu i përziu krejt të mbeturat dhe e leu gardelinën, prandaj ajo doli me pendët e të gjitha ngjyrave. Kur e krijoi zogun më të hijshëm e më delikat, Gushëkuqin, atij i kishin mbaruar krejt ngjyrat ai e quan gushkuq pa asnjë ngjyrë

Kur e pyet zogu Zotin përse quhet gushëkuq e nuk ka ngjyrë, ai tha se ngjyrën duhej ta meritonte, pasi të tjera s’kishte.

Kalonin vite e shekuj dhe asnjë zog i përhitur nuk besonte në përrallën e gushëkuqit. Një ditë kur ndodhej në lëndinën e Jeruzalemit, ai pa një turmë që ecte si i çmendur, ku bërtitnin” Vdekje! Vdekje! Pas njerëzve ishin një grup ushtarësh që tërhiqnin një njeri të lidhur që mbi shpatulla kishte një tra të rëndë. Kur turma arriti në kodër e morrën dhe e gozhduan njeriun. Gushëkuqi i tmeruar i mbuloi të vegjëlit që të mos e shohin pamjen e lemeritshme.

Gjembat mbi kokën e njeriut e bënë gjaku t’i rrjedh çurg..( ishte Jezu Krishti ose Hazreti Isa);gushëkuqi nuk duroi këtë torturë po shkoi t’ia hjekë një gjemb, por ishte aq i vogël e duke tërhjekë shumë, hoqi një gjemb, e një pikë gjaku i pikoi mbi pupla, pikërisht mbi gushë dhe zbriti deri në gjoks. Kur u kthye te zogjtë ato i thanë se ishte përlyer

U la shumë herë. Ngjyra e kuqe mbeti. U bë ashtu si kishte thënë krijuesi, BabaZoti.Ai e meritoi ngjyrën.

Një novelë e shkëlqyer për të treguar anën më të bukur, anën më të hijshëm të njeriut, mirësinë,fisnikërinë dhe bujarinë. Kur këtë e ka i madhi, ia përcjell të voglit. Mu si gushëkuqi. Mirësia nuk ka fund. Prindi fëmiut, mësuesi/sja nxënësit, me mirësi vetëm një gjë fitojmë: Pasurinë shpirtërore dhe Bekimin!