Një film, i cili sjell dëmin që po i shkakton plastika oqeaneve dhe gjallesave. Ai ka stilin retorik ë një dokumentari me gazetari investiguese.

Një dokumentar shqetësues është shfaqur në Netflix. ‘Seaspiracy’ është një dokumentar i mbushur me zbulime.

Regjisori Ali Tabrizi shërben si një guidë dhe rrëfyes i dhembshur duke udhëtuar nga Azia në Evropë duke ndarë pamje mbas pamje fakte gjithmonë e më shokuese.

Një film, i cili sjell dëmin që po i shkakton plastika oqeaneve dhe gjallesave. Ai ka stilin retorik ë një dokumentari me gazetari investiguese.

“Opsioni im i vetëm ishte të ndiqja paratë”, deklaron Tabrizi pasi disa përfaqësues të këtyre organizatave u vunë në vështirësi nga pyetjet e mia.

Ky dokumentar vë përballë pamjet e balenave në Japoni, fermat e salmonit në Kroaci, therjen e peshkaqenëve në Kinë dhe Tajlandë. E gjitha kjo e bën këtë dokumentar shumë të rendësishëm, dhe shtron nevojën për hetim real dhe jo deduksione.

E vetmja linjë që ndiqet plotësisht nga dokumentari është lidhja mes vulës ‘Dolphin Safe’ në konservat e tonit dhe të vërtetat e hidhura pas tyre. Në morinë e këndvështrimeve të hedhura në të, serioziteti dhe besueshmëria fundoset në thellësinë e një oqeani konsiparacionesh.

Sidoqoftë ujërat janë trazuar aq sa organizata të përmendura në film kanë reaguar duke thënë se përfundimet janë të anshme, bazuar në intervista jashtë kontekstit dhe në statistika të gabuara.

Filmi vjen nga e njejta skuadër që solli fituesin e disa çmimeve në 2014 ‘Cowspiracy’, mbështetur nga Leonardo DiCaprio. Tabrizi i kërkon publikut përmes tij të ndalojë konsumimin e peshkut si e vetmja mënyrë për të shpëtuar oqeanet, sepse ndryshe nga fermat e qëndrueshme të blegtorisë, nuk ekziston një mënyrë e qëndrueshme e peshkimit (shembulli i peshkimit të balenave në Danimarkë).

Aktulalisht ‘Seaspiracy’ (90m) është në ‘Top 10’ filmat më të ndjekur të ‘Netflix’, i promovuar nga artistë si Bryan Adams , cili i kërkoi gjithashtu fansave të tij të ndalojnë konsumin e peshkut apo ambientalistë si George Monbiot.

Ai shkruan në në Twitter: Një ekspoze e shkëlqyer e peshkimit në kohët që jetojmë!