Më 1 dhjetor hapet ‘Open Art Gallery’ me një ekspozitë e cila po ashtu shënon prezantimin e parë të artistëve të ftuar nga kuratori Elton Koritari.

“Përmes një procesi të gjatë dialogu dhe bashkëpunimi, si një “ART-Pushim”, rrugëtimi ynë synon që të thyejë kufij që të promovojë një ndjenjë të thellë miqësie, “kameratizmi”, mes artistëve.

Galeria kështu shndërrohet në hapësirë për artistët me prejardhje, zhanre dhe perspektiva të ndryshme, madje, shkrihet në rrjedhë organike duke shkëmbyer ide dhe vepra konkrete që qëndrojnë të fokusuara në horizontin e mirëkuptimit dhe unitetit të ndërsjellë – brenda një momenti kur këto dy fjalë duken të largëta në jetën reale.

Ky është arti, fundja! Kjo ekspozitë trazon shpirtra duke provokuar potencialin artistik përmes së cilit krijohen ura, kapërcehen ndasitë individuale dhe nxisin vullnetshëm lojën unifikuese në një hapësirë të përbashkët të emërtuar “Open Art Gallery”. “Armëpushimi” i artistëve në “Open Art Gallery”, është dëshmi e forcës kolektive dhe e shpirtit bashkëpunues, në adresë të Artit dhe artistëve, kjo në peizazhin kulturor të Ballkanit të mbyllur”

Artistët:

Ardian Isufi / Ardian Pepa / Arbnor Karaliti / Alkan Nallbani / Alkida Boshnjaku / Armand Habazaj / Artan Balaj / Berina Kokona / Burim Myftiu / Burhan Ahmeti / Driton Hajredini / Ergys Krisiko / Ervis Gjini / Fatmir Juka / Florian Haxhihyseni / Mervan Mustafa / Osman Demiri / Zake Prelvukaj /

Kurator:

Elton Koritari