Sardelet janë plot me lëndë ushqyese të rëndësishme, gjë që i vendos ato në vendin e parë kur bëhet fjalë për ushqimin.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore omega-3, proteinave, vitaminës B12 dhe selenit, sardelet janë ndër rojet më të fuqishme të shëndetit. Nëse konsumohen rregullisht, ato mund të kontribuojnë në përmirësimin e të gjithë organizmit.
Një racion sardele prej rreth 75 gram përmban afërsisht:
- 191 kalori
- 22.7 gram proteina
- 10.5 gram yndyrë
- 8.2 mikrogramë të vitaminës B12

- 48.5 mikrogramë selen
- 250 njësi të vitaminës D
- 451 miligramë fosfor
- 351 miligramë kalcium
- 4.8 miligramë niacinë
- 2.7 miligramë hekur

- 365 miligramë kalium
- 35,9 miligramë magnez
- 0.2 miligram bakër
- 1.9 miligramë vitaminë E
- 0.2 miligramë vitaminë B6
- 1.2 miligramë zink
ATO JANË TË PASURA ME ACIDE YNDYRORE OMEGA 3
Sardelet janë një nga burimet më të mira natyrore të acideve yndyrore thelbësore omega-3 në botë. Ato përmbajnë gjithashtu EPA dhe DHA, dy lloje të acideve yndyrore thelbësore që trupi përdor për të zvogëluar inflamacionin, duke rezultuar në përmirësimin e shëndetit, funksionimin më të mirë të trurit dhe një rrezik më të ulët të sëmundjeve kronike.
Studimet tregojnë se konsumimi i ushqimeve të tilla si sardelet që janë të pasura me acide yndyrore omega-3 mund të ndihmojnë në trajtimin e çrregullimeve të humorit, siç janë depresioni dhe ankthi. Ato gjithashtu kanë një efekt të dobishëm në shëndetin e zemrës dhe janë provuar se ulin nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve, shkruan KP.
RUAN SHËNDETIN E KOCKAVE
Për shkak të sasisë së madhe të kalciumit, sardelet mund t’ju ndihmojnë të ruani shëndetin e kockave.

RUAN SHËNDETIN E GJËNDRËS TIROIDE
Seleni dhe jodi janë në sinergji dhe janë përbërja themelore e sardeleve. Seleni është thelbësor për funksionimin e mirë të gjëndrës tiroide.
SIGURON SASI TË MJAFTUESHME TË VITAMINËS B12
Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë simptoma të tilla si dëmtimi nervor, funksioni mendor i dëmtuar, vështirësi në furnizimin e qelizave me oksigjen dhe lodhje kronike. Duke konsumuar rregullisht sardele, ju do të kompensoni mungesën e kësaj vitamine, e cila është thelbësore për funksionimin e duhur të të gjithë organizmit.