Kompania ”Samsung Electronics” shpalli një strategji të re për mjedisin, nga përkushtimi për të arritur qëllimin e emetimeve zero të dioksidit të karbonit në të gjithë kompaninë, tek planet për të përdorur më shumë burime të rinovueshme, tek investimi në kërkimin e teknologjive të reja për të zhvilluar produkte efikase në energji.

Këtyre i shtohen edhe rritja e ripërdorimit të ujit dhe zhvillimi i një teknologjie për kapjen e emetimeve të karbonit.

Në qendër të vëmendies është arritja e emetimeve zero karboni për divizionin Device Experience deri në vitin 2030 dhe për të gjitha operacionet në nivel global, duke përfshirë divizionin Device Solutions, deri në vitin 2050.

Samsung Electronics i është bashkuar gjithashtu RE100, një nismë globale për të arritur 100% energjia e rinovueshme. Si pjesë e angazhimit, kompania po planifikon të përmbushë nevojat për energji elektrike të të gjitha tregjeve ndërkombëtare në të cilat operon jashtë Koresë me energji të rinovueshme brenda pesë viteve.

Samsung Electronics ka njoftuar një investim prej mbi 7 trilion KRë (ekuivalente me mbi 5 miliardë euro).