Matilda Makoçi , aktorja e famshme e viteve ’80-të, në një intervistë të rrallë për emisionin ‘Exclusive’ , disa kohë më parë, rrëfeu jetën e saj në 27 vitet e munguara nga ekrani dhe publiku që e admironte.

Matilda u martua me Edi Ramën në fund të viteve ’80 dhe lindi djalin e tyre, Gregorin.

Pas divorcit me Edi Ramën, aktorja thotë se nuk ruan më asnjë kontakt me ish-bashkëshortin.

“Deri para 2­3 viteve kam qenë e preokupuar pas Gregut. Nuk më pëlqen që është shkëputur, por nuk kam çfarë t’i bëj”, rrëfeu Matilda.

Një rikthim i shumëpritur nga të gjithë por që ngjalli dhe shumë kuriozitet me shfaqjen e saj në një ekspozitë, ku ajo recitoi disa poezi. Ku kishte qenë Matilda Makoçi, pse i kishte munguar publikut.

Me pothuaj 3 dekada të munguara ajo thotë se rikthimi nuk është i vonë: 

“Jam shkëputur për arsye personale, dhe nuk më duket vonë rikthimi im edhe pse me poezinë dhe jo me aktrim.

Besoj se u prita mirë nga publiku. Nuk isha e emocionuar, nuk e kam ndjerë mungesën e publikut,” tha ajo.

Lidhur me rolet dhe filmat e saj Matilda shprehet:

“Të gjitha rolet i kam përzemër, kam luajtur në role dinjitoze dhe i kam të freskëta filmat.

Megjithatë filmi: ‘Të mos heshtësh’ është një film që më ka emocinuar më shumë se të tjerët.

Me të gjithë regjisorët kemi qenë shok, por me Spartak Pecanin kam pasur më shumë preokupacionin e aktores ndaj regjisorit,” tha Matilda.

Thotë se për kolegët me të cilët ka luajtur filma ruan shumë respekt dhe me pak prej tyre ka ruajtur kontakte gjatë këtyre viteve:

“Kolegët (partnerët) e filmave janë shumë të respektuar nga unë, nuk mund të veçoj ndonjë.

Nuk kam ruajtur kontakte, me Ndriçim Xhepën jam takuar pasi u riktheva nga jashtë shtetit,” shprehet më tej Matilda.