Është prezantuar në Durrës para një grupi të rinjsh, romani më i ri i shkrimtarit Bashkim Hoxha.

Nën titullin “Duartrokitësit”, romani godet atë pjesë të shoqërisë që duke u përulur, mban në këmbë diktaturat që sa më shumë duartrokiten, aq më shumë shtypin.

Vepra përshkruan një jetë të komanduar që të bën të harrosh lirinë por jo pa sjellë në mes saj edhe mendje që ia dalin të ruajnë dinjitetin në amullinë e madhe shoqërore. Ironi e sarkazëm, melankoli e trishtim, ajo rrëfen patericat e xhelatëve./balkanweb/