Rita Ora duket se pëlqen shumë leximin.

Rita Ora është artiste shqiptare që gëzon famë ndërkombëtare dhe njihet për shumë hite.

Artistja, gjatë kësaj periudhe pandemie po qëndron e mbyllur në një shtëpi që ka marrë me qira në Londër.

Kohën e vetizolimit ajo e ka shfrytëzuar për t’u marrë me aktivitete të ndryshme, e ndër to është leximi, madje tregon sa libra ka lexuar gjatë kësaj kohe.

“Unë, këtë fundjavë me librin e shtatë që nga mbyllja”, ka shkruar ajo sipër një fotografie që e ndau me ndjekësit në Instagram.

Për ndryshe, Rita Ora është duke punuar edhe rreth albumit të tretë, ndërsa ka qenë aktive edhe me performanca ‘live’ nga shtëpia.

TË FUNDIT

Justin dhe Hailey i dhanë fund izolimit në Kanada, shkojnë në Los Angeles