Rita ka kujtuar hitin me rep-artistin e mirënjohur.

Rita Ora pesë vite më parë solli një projekt muzikor në bashkëpunim me Chris Brown.

Kënga titullohet “Body on me” dhe është një prej projekteve më të suksesshme të Ritës, me të cilin mori 232 milionë klikime në YouTube.

Në pesëvjetorin e kësaj kënge, këngëtarja ka publikuar një video nga prapaskenat e xhirimeve të klipit.

Ajo kujtoi kohën e xhirimit të këtij videoklipi, teksa thotë se kishin filmuar deri në orët e para të mëngjesit.

“Body On Me ft. @Chrisbrownofficial

Gëzuar përvjetorin për një nga ‘bebet e mia’ #BodyOnMe !! Aq shumë kujtime të mahnitshme të kësaj kënge, mbaj mend që xhirova këtë deri në orët e para të mëngjesit në LA dhe vazhdoja ta prishja rutinën e vallëzimit sepse isha e rraskapitur duke filmuar nga 5 e mëngjesit deri në 5 të mëngjesit të nesërmen! dhe @chrisbrownofficial me durim vetëm më priste dhe më mësoi atë pa pushim derisa e kuptova atë  Cila ishte pjesa juaj e preferuar e videos? ”, ka shkruar Rita.