177Sharesfacebook sharing button 177

twitter sharing button
pinterest sharing button
email sharing button
sharethis sharing button

Rita Ora më në fund konfirmoi se është martuar me Taika Waititi, duke e përshkruar dasmën si ‘perfekte’ dhe ‘ditë të veçantë’. Këngëtarja, po fliste në Heart Radio Breakfast për të promovuar këngën e saj më të fundit You Only Love Me. 

Rita tha: “Po jam e martuar. Jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete”. Duke folur për ditën e madhe, Rita tha: ‘Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja unë‘.

Duke folur për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit ajo pranoi: “Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për mbiemrin Ora. Nuk e di… Nuk kam vendosur ende.