Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, duket se ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen në koncertin e organizuar nga grupi Girls Aloud në Londër.

Ajo kishte veshur një fustan transparent, teksa pozoi përpara fotografëve para fillimit të koncertit.

Poshtë fustanit ajo kishte veshur vetëm një palë të brendshme, teksa pjesën e sipërme kishte zgjedhur ta ekspozonte.

Rita Ora njihet për veshje të tilla, pasi një muaj më parë, ylli i muzikës bëri të njëjtën gjë në një performancë në Hollywood për muajin e krenarisë.