“Njerëz dhe Fate” ka rinisur xhirimet dhe së shpejti do të vijë pranë publikut shqiptar me seritë e reja. Lajmi është bërë i ditur së fundmi nga aktori Arben Derhemi.

Në videon që ka publikuar aktori në Instagram shpreh falënderimit për të gjithë ata, që kanë kontribuar në realizimin e kësaj telenovele.

“I hymë detit në këmbë dhe do ta çojmë deri në fund..faleminderit të gjithë mbështetësve”, ka shkruar ai.

Arben Derhemi e pati cilësuar vazhdimin e telenovelës “Njerëz dhe Fate” si sfidën e jetës së tij.

“Po mos ta merrja unë këtë hap nuk do të bëhej e mundur”, tha ai.

Arben Derhemi, i cili ka patur personazhin e Florit te “Njerëz dhe Fate” tha se dhe vazhdimi, sikurse pritet, do të jetë shumë i suksesshëm dhe se ngjarjet do të jenë edhe më të forta se në seritë e para.

Ai zbuloi se kasti i aktorëve do të jetë 80% i atyre që kanë qenë, duke filluar nga vetë ai, Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Eni Jani, Pavlina Mani e cila do të jetë sa në Amerikë aty ku ajo jeton, sa në Shqipëri.

“Do ta ndërlidhim me jetën e saj atje”, tha ai.