Rihanna është rikthyer sërish. Këngëtarja mund të ketë marrë një pushim nga qendra e vëmendjes dhe rrjeteve sociale pas lindjes së djalit të saj në muajin maj por është fakt: Riri është kthyer në aksion. Fundjavën e kaluar, këngëtarja është fotografuar në rrugët e Manhattan-it.

Mbrëmjen e së premtes së kaluar, këngëtarja dhe sipërmarrësja u shfaq me këpucët më të diskutueshme për të dalë në pistat Pranverë/Verë 2023. Riri kombinoi fundin e shkurtër xhins dhe bluzën e bardhë vintage me një palë çizme të zeza nga Y/Project, të cilat nuk mëse të dukshme.

Dizajni dallues deri te kofshët debutoi në një larmi ngjyrash në koleksionin e markës për verën 2023. Në pasarelë, i pamë ato të kombinuara me fustane midi të printuara dhe clutches tepër të mëdha.