Bebe Rexha është këngëtarja shqiptare që arritur të thyej rekorde nga më të ndryshmet në industrinë ndërkombëtare.

Krijuesja e hitit “Meant To Be” është bërë e komentuar në faqet rozë për shkak të rezidencës së saj në Hollywood Hills, Calif, shkruan E Online.

Në vitin 2018, ajo kishte blerë një shtëpi në vlerë prej 2.072.000 dollarë, që cilësohet si mjaft luksoze.

Pjesa e jashtme e saj ka hapësirë të mjaftueshme për mysafir, ndërsa mund të bëhen edhe evente të ndryshme.

Po ashtu, ajo posedon edhe një pishinë në pjesën e prapme të oborrit, që mundëson ta ruajë më shumë privatësinë.

Nëse njëherë futemi brenda saj, vizitorët do të kenë mundësinë të qëndrojnë në dhomën e ndjenjës, e cila ofron një ndjenjë mjaft të ngrohtë për shkak të enterierit.

Përpos dhomave të fjetjes, si edhe çdo rezidencë tjetër, përmban pjesë argëtuese që mund të shfrytëzohen gjatë kohës së lirë.