Revista prestigjioze nxit lexuesit e huaj të lexojnë veprat e Ismail Kadaresë.

Ismail Kadare njihet botërisht si një gjeni krijues i artit ndërkombëtar.

Revista prestigjioze e letërsisë botërore “World Literature Today” i ka kushtuar një numër special shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, portretizimit dhe veprës së tij, fitues i çmimit Neustadt International Prize for Literature për vitin 2020.

Në artikull shkruhet se arsyeja kryesore dhe mbizotëruese pse duhet të lexojmë Ismail Kadare është se ai është një tregimtar i shkëlqyer.

“Në disa mënyra, ai është si Balzac. Por Balzac u kufizua në një vend, të quajtur Paris, dhe një herë, në vitet 1820 (me vetëm disa ekskursione në provincat franceze), ndërsa Kadare na çon kudo: në Egjiptin e lashtë, në Kinën moderne, në një vendpushim turistik në Baltik, në Moskë dhe Austri dhe në Perandorinë Osmane. Ai ka një aftësi gati si Jules Verne për të udhëtuar nëpër botë”.