Publicisti dhe shkrimtari Halil Matoshi, në emisionin KultOra ka folur për librin “Rënia” të filozofit francez, Albert Kamysë (Camus), i publikuar më 1957.

Rënia përcjell protagonistin, një gjykatës i cili deziluzionohet me idenë se ka qenë gjithmonë i drejtë dhe se vendimet e drejta i ka marrë në mënyrë puro altruiste.

“Është roman që anon kah filozofia. Se këtu dallohet filozofia e Sartrit (Jean-Paul Sartre) dhe Kamysë – jo në letërsi por në filozofi po ndalem sepse Sartri thotë Ferri janë të tjerët dhe Kamy thotë Ferri është brenda nesh”, thotë Matoshi, “Dhe vërtet kur ndalemi dhe e bëjmë një auto-analizë, një studim me vetveten del që Ferri, idhnimet, helmet, kontaminimi ynë shpirtëror është brenda nesh”. /Klan Kosova/