1 shkurti i këtij viti shënon 33 vjetorin e rënies heroike të Ylfete Humollit, e cila u vra në vitin 1990 nga forcat serbe.

E reja nga Podujeva, aso kohe 16 vjeçare mbrojti deri në frymën e fundit idealin e shqiptarëve, drejt një Kosove të lirë dhe demokratike.

Ndonëse një nxënëse shembullore, me një shpirt revolucionar, endrrat e Ylfetes u ndërprenë në mes, poashtu dhe të vëllaut të saj Mentorit i cili vritet nga agresori serb e vitin 1999, i veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për Ylfeten u shkruan memoare e tekste të shumta, por, ndër to mund të theksojmë këngën e artistes Remzie Osmani – Amanet mos më vajtoni, të publikuar në dhjetor të vitit 1990.

Në këtë këngë ndër vargje shpehet sakrifica, mundi dhe heroizmi i Ylfetes për Kosovë.