Në kabinetin e Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshit, sot u mbajt ceremonia e dorëzimit të çmimeve për kinematografi, ku veç tjerash u premtua edhe mbështetje nga ana e MKRS-së për filmin, shkruan KultPlus.

Juria profesionale ka vendosur që për kontributin e tyre në kinematografi, çmimi për vepër jetësore “Bekim Fehmiu” t’i ndahet dramaturgut dhe regjisorit Ekrem Kryeziu, ndërsa çmimi vjetor për Kinematografi, regjisorit Samir Karahoda.