Refet Abazi mbrëmë u dekorua nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me “Urdhrin për Merita Shtetërore”, për sukseset e tij si aktor në teatër dhe film, profesor në Akademinë e Arteve.

Ky është çmimi më i lartë që i jepet një artisti në Maqedoninë e Veriut.

Refet Abazi u lind më 17 janar 1964 në Tetovë të Maqedonisë. Ai është një aktor dhe shkrimtar. Njihet sidomos për rolet e tij në filmat si: Kanunin (2018), Dëshmitarin (2018) dhe Natën e Mjaltit (2015)./