Merita Abazi

‌Në kulmin e karierës së tij letrare, Radjar Kiplingu ka qenë, shkrimtari më i popullarizuar në Britaninë e madhe, njëkohësisht është britanezi i parë që e morri çmimin Nobël për letërsi, si dhe laureati më i ri i të gjitha kohërave. I lindur në 1895 në Bombaj të Indisë, ndërroi jetë në Londër në 1936. Kiplingu njihet si gazetar, poet dhe romansier i shkëlqyer. Më 1907 e nominuan për çmimin Nobël për letërsi. Ai për shkrimet e tij, poezi, tregime të shkurtëra dhe romane, disa herë është nominuar laureat dhe si kalorës britanez për poezi, por nuk deshi t’i pranojë. Duke shetitur në Amerikën veriore dhe Amerikën jugore, Afrikë e Japoni, ka qenë i involvuar si në jetën politike ashtu edhe n’atë letrare. Henri Xhejmsi ka thënë: “Prej krejt njerëzve që i kam njohur, Kiplingu për mua, ashtu më duket, është gjeniu më i plotë, që ndryshon nga intelektualët e rëndomtë”.

‌ Si fëmijë e ka mësuar gjuhën hindu, la kryer shkollën ushtarake, ka punuar si gazetar, ka shetitë shumë, ka parë shumë, dhe ka shkruar shumë. Romani i tij “Libri për xhunglën” është një prej më të lexuarëve, ku ai e dëshmon njohuritë që i kishte për Indinë misterioze dhe botën e kafshëve; Është një xhevahir për fëmijët që e adhurojnë Moglin e tyre, aty ku e njohën nëpërmes filmave artistik dhe vizatimor( MOGLI, BALU- Ariu, BAGIRA- Panteri, Kaja,majmunët, gjarpërinjtë, krokodili, elefanti, tigri SHIR KANI, dhelpra, shqiponja etj etj…).

Kiplingu është i njohur në tërë botën letrare si babai i voglushit Mogli, ku edhe ujqit janë të mirë; njësoj si majmunesha që e gjen voglushin Tarzan dhe e riti me qumështin e vet; në këtë roman, ujqit e risin një këlysh njeriu që e gjejnë pa mbrojtje në xhungël. Kafshët e gjithë xhunglës, ashtu si i paraqet, Kiplingu, nëpërmjet tyre e bën krahasimin e njeriut, si qenje më të keqe e të rrezikshme. Tigrin e paraqet si mishëgrënësin, lakmiqarin, xhelozin, thjesht një karakter i keq prej të cilit ruhen të gjithë kafshët. Duke i treguar natyrën e kafshëve, që nuk janë ziliqarë , nuk sulmojnë përveç se kur mbrohen, Radjard Kiplingu jep një mësim të bukur fëmijëve , duke i simbolizuar sjelljet, jetën e kafshëve me të njeriut. Në tregimin e tij “Si u rrit feçka e elefantit” ne mësojmë për kureshtjen si një ves, që në këtë rast i ndihmoi elefantit të vogël, i cili posa e pa dritën e botës, filloi të interesohet për çdo gjë rreth e përqark tij. Tregimi nis me fjalët se atëherë kur ishte krijuar bota, elefantin Zoti e paskërka krijuar me një hundë të trashë, të shkurtër si një këpucë. Atij nuk i mbarronin përsetë…pse kjo, pse ajo? Kur e pyeti gruan e strucit përse i kishte pendlat mbi krahë, e hangri shkelmin. Kur e takoi hipopotamin e pyeti përse i kishte sytë aq kuq, njësoj veproi edhe ky duke e shkelmuar elefantin e vogël që habitej me sjelljen aq të keqe të strucit dhe hipopotamit. Mezi e morri veten dhe kur hyri në pyll kur e pa majmunin babuin e pyeti pse pjeprat qenkan të ëmbël, kështu hangri një shpullë të fortë prej tij.Habia e elefantit nuk mbarronte

Ai nuk i kuptonte përse silleshin keq. Nuk i shkonte mendja se nuk duhej të përzihej në punët e të tjerëve Doli ng pylli e në një korije pa një gjirafë dhe kur e pyeti përse i kishte ato viza nëpër lëkurë sërisht e hangri shkelmin e kjo iu përsërit nga të gjithë kafshët, derisa zogu kolokolo në pyetjen e tij se ç’ha krokodili për mëngjez, e drejtoi në bregun e lumit Limpopo. Udhëtoi shtatë ditë e shtatë netë duke ngrënë ç’gjente poshtë e lartë derisa kur e pa një piton të madh dhe e pyeti se ç’ hante krokodili, pitoni e gjuajti me bishtin e tij. Gjysëm i trullosur elefanti, u drejtua drejt rrjedhës e aty notonte një krokodil i madh , i cili në pyetjen e elefantit të vogël se ç’ha krokodili( i shkreti nuk dinte se si dukej një krokodil) ai iu afrua me fjalë të ëmbla dhe përnjëherë e zuri për hunde duke i thënë se ai do të ishte mëngjezi i tij. Elefanti i vogël i nguli thundrat në tokë , kështu nisi tëhiqja dyanësore. Qante i shkreti, dhe pitonit të madh përsëri iu dhimbs kështu fillloi ta tërhjek.. t’i ndihmojë,

derisa u lodh krokodili i cili e përplasi bishtin dy, tre herë në uj, duke krijuar një mal me shkumë, hapi nofullat, e lëshoi hundën e elefantit të vogël dhe u zhyt në vorbullën e thellë të ujit.. Elefanti i vogël kur e pa hundën e vet aq të gjatë , nisi të qajë e vajtojë: ” oh i shkreti unë, i shkreti unë…tani si do të kthehem me gjithë këtë hundë të shëmtuar, të madhe? Oboo sa qenka bërë . Sa një tra…”. Pitoni e këshilloi të shikojë ç’është e dobishme e ç’është jo, dhe shkoi. Tri ditë elefanti priti hunda t’i kthehet si ishte, por një ditë hop, e vrau një mizë që e bezdiste, me hundën mori një grusht bar dhe hangri, kur donte ndonjë pemë e zgjaste trombonin e tij dhe e mirte…edhe në uj u gjind. Mirte uj dhe shpërlahej Kur e panë elefantët e tjerë, vrapuan në bregun e lumit Limpopo.

Kështu elefantët në vend të një hunde të trashë rondokope si një opingë, kanë një feçkë të mrekullueshme që edhe sot është shumë e dobishme për ta.

Radjard Kiplingu në treginet e tij ka shumë elemente interesante, të bukura dhe mësimprurëse. Këshillat që jepen nëpërmes kafshëve, janë po aq të dobishme për njerëzit, sidomos për fëmijët ,imagjinata e të cilëve është aq e zhvilluar. Kiplingut qofshin poezi ose prozë( “NË MUNDSH”- fjalë ku babai e këshillon të birin…një poezi shekulli, tregimet, gjithashtu, romanet.. vetëm këshilla, porosi edukative , mësime), të lexohen , ia vlen!

Kiplingu në çdo kohë , me shkrimet e tij është aktual.