Dublini, Lubjana, Kueto, Parisi dhe Erevani, por edhe metropole të tilla si Nju Jorku, San Francisko dhe Toronto apo qytetet italiane të Milanos, Torinos dhe Mantovës dhe më pas qytete të vogla si Bradfordi, Thandër Bei apo Tempe janë disa nga qytetet e para që kanë fituar titullin e ”Qytetet e pemëve”, njoftoi FAO.

Përveç promovimit të menaxhimit efikas të burimeve të gjelbra urbane, FAO shpjegon në një shënim se programi ”Qytetet e pemëve” synojnë të krijojë një rrjet ndërkombëtar të qyteteve duke promovuar shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira për menaxhimin e hapësirave të gjelbra.

Nga ana tjetër, qytetet zënë vetëm 3% të sipërfaqes së planetit, por mirëpresin pothuajse 60% të popullsisë në botë, që konsumon 75% të burimeve natyrore/ANSA.