Keanu Reeves është rikthyer si personazhi i tij ikonë aksion në ‘trailer’-in e parë të “John Wick: Chapter 5” i publikuar në befasi të premten (22 korrik).ADVERTISING

Aktori 57-vjeçar u pa përsëri në rolin titullar teksa përgatitej për betejë dhe madje u ribashkua me një mik të vjetër aktorin, Laurence Fishburne.https://905b35bf65200317f676528bd1a7c420.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Reeves dhe 60-vjeçari kanë një marrëdhënie të gjatë pune pasi ata luajtën në trilogjinë origjinale “The Matrix” nga 1999 deri në 2003.

Kjo do të jetë hera e tretë e Fishburne në ekskluzivitetin e John Wick pasi ai ka luajtur gjithashtu si ‘Bowery King’ të “John Wick: Chapter 2” dhe “John Wick: Chapter 3 – Parabellum”.

Është interesante të theksohet se filmi do të ribashkojë Keanun me Laurencen edhe një herë, i cili nuk u shfaq në “The Matrix Revolutions”, i cili u publikua në fund të vitit të kaluar në kinema dhe në HBO Max njëkohësisht.

Në film ka gjithashtu disa skena aksioni që u zhvilluan në të gjithë botën, duke përfshirë pesë vende: Japoni, Jordani, Amerikë, Gjermani dhe Francë.

Donnie Yen shihet gjithashtu në trailer teksa portretizon ‘Caine’ dhe do të bëjë debutimin e tij në film, shkruan DailyMail.

Gjithashtu në klip u pa Bill Skarsgard i cili luan një personazh të quajtur ‘Marquis’ pasi ai është gjithashtu i ri në universin John Wick.

Filmat e John Wick kanë marrë vlerësime të forta nga kritikët, të cilët i përgëzuan për sekuencat e tyre inovative të veprimit dhe praninë komanduese të Reeves.

Sukseset kritike dhe komerciale bë që filimi të fitoi mbi gjysmë miliardë dollarë në arkat globale.

“John Wick: Chapter 4” është caktuar për publikim në mbarë botën në 24 mars 2023.