Princi William mund të ketë qenë një nga arsyet pse Princi Harry dhe Meghan Markle u tërhoqën nga jeta mbretërore. Biografi mbretëror Andrew Morton ribotoi librin e tij, Meghan: Një Princeshë e Hollywoodit, të martën, i cili përmban intervista shtesë me disa nga familjarët dhe miqtë e Dukeshës së Sussex-it.

Sipas Morton, Princi William kishte një ndikim në vendimin e Harry-t dhe Meghan-it për t’u tërhequr nga rolet mbretërore. Autori pretendon se Duka i Kembrixhit nuk e mirëpriti menjëherë me krahë hapur ish aktoren. Morton thotë se 39-vjeçari është një “djalë i kujdesshëm”.

princi William nuk e mirëpriti Meghan Markle me krahë hapur nuk u ul mirë princi harri #2

“Ai kaloi tetë vjet me Kate Middleton dhe ata u ndanë për një kohë para se të martoheshin. Për Harry-n, ishte e menjëhershme kur erdhi puna te Meghan. Por William mendoi se ishte shumë shpejt. Nuk dinte shumë për familjen e saj. Mbaj mend në vitet e para, gjithçka që raportohej për familjen e Meghan vinte nga vëllai dhe motra e saj duke folur në shtyp.“, tha ai.

princi William nuk e mirëpriti Meghan Markle me krahë hapur nuk u ul mirë princi harri #3