Nga Ismail Arsllani

Njerëzit janë të prirë t’i besojnë më shumë gënjeshtrës, se sa të vërtetës. Derisa gënjeshtra i shkon qark botës, e vërteta mezi qetë krye. Koronavirusi këtë e dëshmoi: kësaj gjendjeje i besojnë vetëm ata që janë sëmurë, familjarët e tyre dhe njerëzit me ndërgjegje e ndjenjë përgjegjësie për vete dhe për të tjerët. Në çdo punë ka manipulime, por e vërteta është një dhe e vetme. Nuk mund të jemi më të mençur se gjithë ekspertët epidemiologjikë të botës. Duhet t’i respektojmë rekomandimet, sepse ka gjëra që s’i dimë. Gjithë kjo dramë me këtë pandemi, përsëri shumica e njerëzve nuk besojnë në vërtetësinë e saj. Është ky një fenomen i çuditshëm.
Në këtë kontekst, nuk befasohem me shumicën e tetovarëve, që në shumë punë shprehen skeptikë. Por “neglizhenca” e tyre ndaj pandemisë dhe përvetësimi i gënjeshtrës në vend të së vërtetës, do të mund të ketë kosto të rëndë, mos dhashtë Zoti! Tetovarët janë kundër karantinës, janë lodhur…nuk kanë faj, por jemi të detyruar nga përgjegjësia që kemi. Arsyetime “kundër” ka shumë, e di. E di që këto dilema, shumica do t’i marrin me rezerva, madje edhe me kundërshtime.
Kur në një botë që e quajmë të civilizuar, një pjesë e popullatës si në Austri, Angli, Francë, Gjermani, po bëjnë protesta kundër karantinës, atëherë çka të themi për ne. Madje jemi shumë më të disiplinuar. Mirëpo, në gjithë botën, parametrat e pandemisë kanë rënie, madje edhe në fqinjësi, si Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi etj., në Maqedoni përsëri kemi “valë të dytë”, sidomos në Tetovë! Pas kulmit, kohë më parë, prej 12 të infektuarish në Tetovë, për një ditë, dhe rënies, sot sërish kemi 10 të infektuar të evidentuar. Është ky një shqetësim serioz për sjelljet tona, sidomos për hir të brezave të rinj…

No photo description available.