ERA E TROLLIT DHE E BABAIT 

Tërë ditën e trollit të arës sonë i marr erë,

sepse hijen e babait e ruan dikund me shend.

N’livadh jetoj hapat e tij  – të derdhur si verë,

nëpër degë dëgjoj zërin e tij – but – si shpend. 

E në mbrëmje sikur zemrës asgjë s’i dhemb

Aty te kroi ky uji qet krye nën një tallë.

Ai ma fal tërë zemrën – si sythin mbi një rremb

Dhe megjet e fëmijërisë m’i mbledh në një përrallë.

 Si je baba, a ka rënë ndonjë pikë shi?

I flas sytë pa ia ndarë aty në ura dhe vresht…

Ai me atë vështrim pingul si një harbi

Të gjitha m’i thotë vetëm duke hesht’… 

Më vonë me fytyrë n’pëllëmbë gjumi e merr…

Unë erën flokut ia njoh n’atë ballë të derdhur,

Atëbotë një fëmijë me ferra n’këmbë, me flokë tëpaqethur.

 E pas tij – sikur majë kodrës dikush thërret,Oooo Murat!

Është babai me jarxhik në krah.

Mirëfilli e di – dikush në fund t’arës argat më pret,

Një tjetër majë malit më bën zë për rrah…

 Nga terri tashmë s’duket as fytyra n’pëllëmbë…

Kujtimet te kroi derdhen shtrat e pa shtrat.

Një fëmijë me do sy prej zjarri m’bën dritë si llampë,

Një njeri me jarxhip në krah thërret – Oooo Murat!

  VIOLINISTI I VERBËR 

Ia thotë një kënge – sikur prej saj bota t’ketë dalë,

Sikur dyfish jetën, t’ia shtonte njeriut me këtë melodi…

Në gji ruan nji dhimbë që jeton prore e gjallë-

është nakimi për fatin që kurrë s’e rrok me sy…

Ia thotë një kënge – sikur prej saj edhe vetë ka dalë,

këndon dhe lutet tërë botës t’i vijnë sytë me flakë.

Por prej kësaj lutjeje ikin motet fare pa u falëikin dhe s’kthehen – mu si tingujt e tij me plagë.