PAS MARRËZISË

Vetja më duket gavetë

ushtrie boshe

Me një lugë pa bisht e

një pirun brenda

Si eshtra të braktisura

Të ndonjë heroi të

panjohur.

Më pas vetja më ngjan me një

helmetë

Që ka brenda kokën time të

prerë në qafë

S’dihet se ku e kur

Në luftrat e humbura.

Pastaj si helmetë bosh

Ku zogjtë kanë ndërtuar fole

Por vezë as zogj s’ka

Qyqet lëshojnë vezët aty

dhe ikin.

Pastaj shoh që helmetën e

përdorin si kusi

Me zie mish për të shtatat e

lirisë.

Liria pa ëndrra ka mbetë.

Liria ka mbetë gavetë boshe

E bërë stutël prej fëmijëve që e

hedhin tej

Dhe ndonjë plakë e merr dhe e

hedh në ndonjë parvaz.

Liria ka mbetë si helmetë e

shpume plumbash

Ku fërshëllen era dhe vajton

vajet tona.

TI KE FTOHTË ZOG I VOGËL

Ti ke ftohtë zog i vogël,

dridhesh në ballkon

Unë çel dritaren, ti nuk hyn

ku jam unë

Ke frikë, nuk beson

E di, është bërë i pabesueshëm

njeriu.

Sado të lutem unë të mos kesh

frikë

Ti nuk beson, më sheh në sy

Çfarë të bëj unë o zog i vogël

Si të ngroh ty.