Pjetër Gaci ishte kompozitor shkodran, violinist dhe pedagog i muzikës klasike. Ishte pedagog në Liceun Artistik dhe më pas në Institutin e Lartë të Arteve. Rrugën e artit e filloi si violinist dhe u bë themeluesi i muzikës violinistike shqiptare. Arriti maja me kompozimin e këngës, si te “Për ty atdhe” dhe “Gryka e Kaçanikut”.

Mirëpo, si shumica e muzikantëve e artistëve në përgjithësi, ai jetoi në varfëri.

Në vijim, ju sjellim librezën e pensionit të këtij artisti të madh, të publikuar nga Pjetër Logoreci në rrjetin social Facebook.

‘Libreza e pensionit e virtuozit t’violinës shqiptare Pjetër Gaci, i cili si t’gjithë gjenitë e muzikës, jetoj n’varfni me një pension minimal (8800 leke). Edhe pse ky gjigand i la atdheut një trashigimi t’pa çmueshme artistike, vdiq pa pasun t’kursyeme as paret për varrimin e tij’, ka shkruar Logoreci në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.