Piktori i njohur në përmsa evropiane dhe botërore, Nevzat Kica ka vendosur të solidarizohet në një mënyrë unike me popullin turk dhe sirian, pas tërmetit shkatërrues që goditi këto vende.Duke nxjerrë në shitje një nga veprat e tij të titulluar “Dy portete Otomane”, piktori Kica do të kontribuoj në kauzën e mbledhjes së ndihmave për banorët nga zonat e prekura.Piktori Nevzat Kica tërhiqet nga mitet, si krijesa mbresëlënëse, të krijuara përmes imagjinatës së jashtëzakonshme. Kica përdor detaje nga mitet ose duke ndryshuar strukturën e saj, krijon vepra arti që pasqyrojnë mesazhe universale, mesazhe humane, mesazhe solidariteti midis njerëzve dhe kombeve. Obsesioni i tij është pikturimi i kalit përmes imagjinatës, përkujtojmë që kulti i kalit është piktuaruar, ngendur dhe shfaqur në norma të ndryshme në tregimet më të hershme për ekzistimin e njerëzimit.
Duke iu bashkangjitur kauzës së shumë artistëve, sportistëve, filantropëve dhe gjithë gjithë njerëzve ane mbanë Botës për ta zbutur sado pak tragjenidë e cila ndodhi me 6 shkurt, në linkun më poshtë ua përcjellim detajet për këtë veprim të piktorit Nevzat Kica.  

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fnevzatkica%2Fposts%2Fpfbid02V7AnCnL83CjkJaRJ2stT22TEMaEJF4j7hp2as9gXm1JpApQHDvTXWvTFuRnMURvHl&show_text=true&width=500