Poezi nga Allen Ginsberg

Pesha e botës është dashuri.
Nën barrën e vetmisë nën barrën e pakënaqësisë, pesha, pesha që mbajmë mbi shpinë është dashuri.

Kush mund ta mohojë?

Në ëndërr na prek trupin, në mendim ndërton një mrekulli, në imagjinatë ngashërehet deri sa të lindë në njeriun duket nga zemra e zjarrtë e pastër – sepse barra e jetës është dashuri, por ne, peshën e mbajmë me plogështi, dhe duam të gjejmë prehje midis krahëve të dashurisë, në fund, të gjesh prehje në krahët e dashurisë.

Nuk ka prehje pa dashuri, as gjumë pa ëndrra dashurie qoftë të çmendura apo të ftohta të munduara nga engjëjt ose makinat, dëshira e fundit është dashuri, nuk mund të jetë e hidhur nuk mund të mohojë, nuk mund të mohohet nëse e mohuar: pesha është e tepërt duhet të japë pa asgjë në këmbim kashtu si mendimi jepet në vetmi me gjithë zotësinë e mbipeshës së tij.

Trupat e ngrohtë shkëlqejnë së bashku në errësirë dora lëviz drejt qendrës së mishit, lëkura dridhet prej gëzimit dhe shpirti vjen gëzueshëm deri tek sytë Po, po, kjo është ajo që doja, që kam dashur gjithmonë, që kam dashur gjithmonë, të kthehem në trupin ku kam lindur.