Esad Mekuli

Rob ishim…

Fjalën e shkronjën

Armiku s’na e la në robni.

Hesht e duro!

Mbi gojën grusht,

Me duar vargonj të zi.

Po e kaluemja u shemb.

O, fol

E shkruaj në gjuhën amnore,

Nuk je më rob.

Je sokol –

I lirë sot prore!