Janë publikuar së fundmi listat me artistët më të pasur britanikë, aty ku nuk mungojnë edhe dy këngëtaret me prejardhje shqiptare: Rita Ora dhe Dua Lipa.

Rita Ora përkatësisht është renditur e nënta në listën e muzikantëve më të pasur britanikë (nën moshën 30 vjeçare), me plot 20 milionë dollarë të hyra vjetore.

The Sunday Times ka publikuar një artikull duke zbuluar të ardhurat financiare të këngëtares me origjinë shqiptare dhe mënyrën se si ajo arriti t’i rrisë të ardhurat e saj në dy milionë më shumë përbrenda një viti.

Rita Ora (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Ora fitoi mirë nga një turne në Australi, Azi, Lindjen e Mesme dhe Evropë vitin e kaluar, megjithëse koncertet në natyrë të planifikuar të mbaheshin në “Hyde Park” në Londër dhe “Longchamp” në Paris këtë verë u anuluan për shkak të pandemisë coronavirus.

Lista e muzikantëve më të pasur britanikë për vitin 2020 (nën moshën 30 vjeçare):

Albumi i saj i dytë, “Phoenix”, mund të ishte shitur më mirë, por prapëseprapë ka sjell në treg tri këngë hite, duke e bërë atë artisten e parë femër britanike që të ketë 13 këngë solo në listën zyrtare të top 10 këngëve më të mira, duke mposhtuar kështu një rekord të gjatë të ndarë mes artisteve Shirley Bassey dhe Petula Clark.

Kënga e saj e fundit “How to be lonely” nuk ka arritur edhe një rezultat aq të kënaqshëm duke mos u bërë pjesë e ndonjë top-liste muzikore në muajin mars, por këtë muaj ajo fitoi sërish vëmendje të madhe duke interpretuar në koncertin e mbajtur online nga shtëpia “Live Lounge Allstars të BBC-së” të organizuar nga BBC, së bashku me një numër të madh emrash të famshëm.

Rita Ora (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Rita Ora ka përdorur rrjetet e saj sociale për të rritur fitimet me kontratat fitimprurëse me kompani të ndryshme ndërkombëtare, si ajo me shtëpinë gjermane të modës “Escada”, brendin e famshëm të stolive “Thomas Sabo” dhe markën e këpucëve “Deichmann”. Ajo gjithashtu ka fituar para edhe duke qenë njëra nga gjyqtaret në spektaklin shumë të ndjekur në Angli, “The Masked Singer”, i cili është transmetuar këtë vit.

Lindur 29 vjet më parë në Prishtinë, Kosovë, nga dy prindër shqiptarë, Ora u zhvendos si foshnjë në Londër, ku babai i saj bleu një pijetore. Nëna e saj, Vera, një psikiatre dhe ish-mjeke e përgjishme, u rikthye në frontin mjekësor në muajin mars, duke mbështetur Repartin e Aksidenteve dhe Emergjencave në NHS (Shërbimin e Shëndetit Kombëtar në Angli), gjatë shpërthimit të coronavirusit.

Rita Ora (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Rita përndryshe fitoi famë në vitin 2012, me këngën “Hot Right Now” në bashkëpunim me DJ Fresh që e ngjiiti atë drejt majave të klasifikimit në Mbretërinë e Bashkuar, dhe po atë vit ajo nxori në shitje albumin e saj të parë, të titulluar “O.R.A”.

Ndërkohë, publikimi i albumit të saj të tretë është vonuar nga epidemia, dhe ndoshta mund të ndodh që fansat e saj të presin deri vitin e ardhshëm.

Pasuria e saj vjetore për vitin 2019 ishte 18 milionë dollarë, teksa për vitin 2020 është ngritur në 20 milionë dollarë, duke e bërë kështu ndër artistet më të pasura britanike. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

TË FUNDIT