Merita Abazi

Emil Zola, një romansier, gazetar, dramaturg një shkrimtar i drejtimit NATYRALIST, njeriu që nuk mund të pajtohej me padrejtësitë në Paris, krijoi një teori natyraliste me vlera estetike realiste artistike. Shkruajti për fatin tragjik të shtresave të ulta popullore.

Emil Zola në veprimtarinë e pasur me romanet, ai me një realitet mjeshtëror e thurr artin naturalist, duke i treguar tërë vuajtjet dhe mënxurat që i përjetonte populli i Francës. Duke parë se edhe gjygjësia ishte e padrejtë, ai pas një analize të rastit DRAJFUS, ku i akuzuari për tradhëti të lartë ishte dënuar me burgim të përjetshëm, që asokohe ky lajm, dhe procesi gjygjësor morri dhenë, aspak duke mos u frikë, ai i shkruajti një letër të hapur kryetarit të Francës , më 1898 në gazetën “OROR” ku doli letra e hapur e Emil Zolës me titull “UNË AKUZOJ” . Ai e akuzonte për delikte të rënda klasën e lartë ushtarake dhe organet gjygjësore, poashtu i demaskonte ashpër reaksionarët që e kishin pushtetin në dorë. Atë e dënuan me një vit burg dhe gjobë me të holla por fatmirësisht iku në Londër. Kur do ta zbardhnin rastin “Drajfus” ai do të kthehet por një mbrëmje ai do të gjendet i mbytur nga gazi në apartamenti i vet në Paris. Nuk u përjashtua një mundësi i një krimi të paramenduar.

Tërë kohën që ishte brenda qytetit dhe jashtë, ai shkruajti një sërë romanesh me tematika shumë të rëndësishme.

Romani “Pasioni dhe mëkati” ose “Terezë Rakeni”, ishte ndër romanet e para që e shkroi dhe me gjithë moshën e re, 21 vjeç, e përshkruan jetën e vështirë në Paris. Romani pati shumë kritika.

Aty bëhet fjalë për historinë e familjejes së zonjës Rakeni, një shitëse e vjetër nga Vermoni të cilës i kishte ndëruar jetë i shoqi, e kishte shitë shtëpinë për 40.000 franga, dhe për 400 franga që gjetën një shtëpi në një skaj të Parisit jetonin me dyqanin poshtë, me qirra, me djalin Kamillon dhe mbesën Tereza. Djali Kamillo i kishte kaluar krejt sëmundjet dhe kishte mbetur gjallë, për dashurinë e zonjës që kujdesej për të vetmin bir që kishte. Ai ishte shumë i dobët, i mbetur i vogël

Kishte mbaruar një kurs të ortografisë dhe aritmetikës në Vermon. Me ato jetonte edhe Tereza një vajzë 18 vjeçe, të cilën para gjashtëmbëdhjetë vitesh e kishte sjellë në krahë, i vëllai kapiteni Degan që kishte ardhë prej Algjerisë dhe ia kishte lënë asaj, duke i thënë se e ëma e vajzës kishte ndëruar jetë dhe ai nuk dinte ç’të bënte me atë. Kështu zonja Rakeni i riti të dytë. Vajza normale, nuk kishte zgjidhje tjetër, rinte në dhomën me bylyk me të sëmurin, e i pinte edhe ajo ilaçet e tij. Ritej pa asnjë zhurmë, nuk i dëgjohej as hapi e as zëri…zonja Rakeni duke parë se si e kishte djalin, i martoi këto të dy, duke menduar se ashtu do ta ruante pasurinë prej 40000 frangash në familje. Kamillo shkonte në një zyrë në një punë në administratën e Orleanit ku fitonte 100 franga në muaj. Dhe jeta monotone e këtyre, edhepse u martuan të rinjtë, ishte e njejtë derisa do të paraqitet një shok i fëmijërisë së Kamillos, Llorenci, një djalë përtac e parazit, që pritte të vdesë i ati dhe të jetojë pa bërë asnjë punë. Mirrej nga pakë me pikturim që nuk i shkonte ngase nuk kishte asnjë prirje. Por ishte i gjindshëm. Me të sjellë në shtëpi Kamillo, u hyri në zemër zonjës Raken, Terezës, Kamillos, dhe musafirëve të vetëm që vinin çdo të enjte t’ i vizitojnë, pinë çaj e të luajnë domino, plaku Miço një i njohur i zonjës Raken, Olivero djali i Miços me gruan e tij të sëmurë Suzanën dhe Griveri, një nënpunës hekurudhash.

Tereza dhe Lorenco do të dashurohen dhe kështu nisi saga e tradhëtisë së Terezës. Natën vonë kur Kamillo nuk ishte aty, Lorenco përvidhej prej shkallëve të pasme të shtëpisë dhe ngjitej në dhomën e Terezës. Kështu duke u takuar fshehurazi e duke e shfryrë pasionin e tyre të dashurisë, filluan të mendojnë se si do të ishte më mirë të mos qe Kamilloja. Filluan ta mendojnë si ta vrasin dhe një ditë pikniku , Lorenco e morri Kamillon dhe Terezën e shkuan në shetitje…në barkën që hypën, Lorenco do ta përmbysë dhe do ta mbysë Kamillon i cili në pamundësi t’ i shpëtonte duarëve të forta muskulore , ia nguli dhëmbët në qafën e tij, duke i lënë një shenjë të thellë që lehtë edhe pas dy vitesh nuk u hoq. Pa dëshmitarë, Kamillon e vranë por plani i tyre nuk shkoi ashtu siç e menduan. Duke luajtur rolin e gruas së pikëlluar, e shokut që “s’kishte mundë ta shpëtonte, shokun por vetëm Terezën…” pasioni i tyre u shua. Ato vazhduan prej frikës së zbulimit, të luajnë rolin e të pikëlluarëve. Plani qe të martohen dhe dashurinë ta kenë pa pengesa….dhe ia arritën. Vet Zonja Raken me miqtë e netëve të së enjtes, i martuan. Zonja Raken nuk kishte ngushëllim për humbjen e të birit, por nuk kishte ç’të bënte.

Tani kur u martuan , këtyre u kishte humbë dashuria për njëri tjetrin. Tani rolin kryesor e kishte ndërgjegja e të dyve.

Emil Zola në mënyrë plastike duke treguar se si të dyve çdo natë u paraqitej figura e Kamilos, duke “hyrë” në shtrat, se si atyre u shfaq një rebelim i sistemit nervor, një çregullim mendor, e nisën ta akuzojnë njëri tjetrin, të rinë me frikë natën e të mos flenë në shtrat por ajo në fotelje e ai ku do ta zinte pakë ose aspak gjumi, pas shamatave , grindjeve e në fund edhe të rahjeve të Terezës nga Lorenco…

Ku shkoi gjithë ajo dashuri? Epsh? Pasion?. Ato frikeshin edhe të preken, sepse Kamillo ishte në mesin e tyre.. Tragjike është momenti kur zonja. Raken do të pësojë sulm në kokë dhe do të mbetet e paralizuar. Ajo do t’ i dëgjojë britmat, të rahurat dhe akuzat. Aty do të kuptojë se jeton me vrasësit e të birit, por meqë nuk mund të lëvizte, vuante edhe shumë më tepër. Miqtë e tyre vinin të enjteve, pa diktuar ç’regullimin dhe disharmoninë familjare, sepse këto të dy aktronin shkëlqyeshëm. Kështu prej dite në ditë e nate në netë të tmershme me dajakë e britma e akuza të dyanëshme, filluan të mendojnë se si ta vrasin njëri tjetrin e të shpëtojnë nga hija e Kamillos. Lorenco morri prej një shoku kimist një helm që njeriun e mbyt aty për aty pa lënë dëshmi, ndërsa në të njejtën natë Tereza e morri thikën e madhe dhe vetëm pritnin që të mbeten vetë dhe ta vrasin njëri tjetrin.

Kjo është momenti më tragjik kur shikohen në sy, kuptojnë dëshirën të shpëtojnë prej ndjekjes së Kamillos, Zola e përshkruan kështu:

“…shkëmbyen shikimin, një shikim mirënjohjeje, përballë asaj thike dhe atij helmi. Tereza kapi gotën dhe piu deri në gjysëm, dhe ia drejtoi Llorencos, i cili e piu edhe ai. Gjithçka ndodhi brenda pakë minutash. Ranë mbi njëri tjetrin si të goditur nga rrufeja, duke gjetur më në fund ngushëllimin tek vdekja

Goja e së resë ra mbi shenjën që goja e Kamillos, kishte lënë mbi qafën e të shoqit…”

Një rrëfim sa natyral aq tronditës, për syrin dhe veshin e njeriut. Një tragjedi e natyrës shtazarake të njeriut, ndonjëherë të kapluar nga veset, që e çojnë në humnerën e fatkeqësisë , dhimbjes, pendimit. Në këtë rast pendimi ishte i kotë, mendja e tyre, ishte ç’regulluar e ajo ndjenjë njerëzore ishte zhdukë përfundimisht krejt. Shtirja çdo ditë duke e shpërfëtyruar njeriun e duke e treguar natyrën e vërtetë të tij prej egohipi, përballet në fund me luftën më të rëndë, ku humbja është e sigurtë Me veten!