GREGORY CORSO (1930 – 2001)

Përktheu Ramadan Musliu

Në këtë park
fëmijët flasin italisht
dhe nuk shikojnë mbrapa
statujat e zhveshura
si fëmijë
ne një park tjetërkund flitet frëngjisht
dhe shaka bëjnë në kurriz të Heraklit.
Por të gjithë fëmijët janë të njëjtë në të gjitha parqet
– derisa gojëhapur ngasin pas topave.

Ky është një park i të çmendurve!
Një plak me orë të tëra ha shujtën e vet!
Pesë murgesha: spiune!

Vizatoj një pemë
Fëmijët shikojnë sipër shpinës sime
Dhe ata nuk e vërejnë
demonin që e vendosa midis gjetheve.

Duket i dehuri i parë
dhe shkon në vendin me diell.

Për një javë vjen pranvera.
Nuk më duket se më shumë gjethe do ta ndihmojnë këto pemë.
Por më shumë dielli nuk i bën keq.
Ata me siguri do të rilyejnë stolat.
Qetë është në park!
Nga vajtën murgeshat?
Plaku ende po përtyp shujtën e tij.
Per hir te Zotit! disa nëna harruan karrocat e fëmijve.

Kam qenë edhe në parqe më të çmendura.
Parku Qendror është çmenduri e pastër; Prospect Park është edhe më i çmendur.
Ah, Washington Square Park: shahistë të moshuar
Djaloshi me breshkën, në zhguallin e të cilës ngjitur e ka kukullën
qenushat, zagarët afganë, pastor të mëdhenj dhe macet siameze për rrypash
të gjithë të lagur në tualetin e parkut
Shumë të droguar me duart që u dridhen gjestikulojnë rreth universit
Poetë piktorë muzikantë tërheqës teknefesët të çuditshëm Zezakë
të gjithë janë ulur përreth
dhe ata shikojnë vajzat pa mbathje.

Ai më në fund mbaroi vaktin e tij.
Edhe mbarova vizatimin e pemës.
Por a do të kthehen nënat?

Parku Bronx, dhe kopshti zoologjik!
Pinguinët: pinguinët mbretëror,
Pinguinët Humboldt të mbytur,
Dhe të mashtruar!

Besoj se këtë pranverë do ta kaloj në Paris.
Varrezat janë shumë të ngjashme me parqet. Edhe më të mira.
Sigurisht, varrezat e Parisit (e mëdhja)
S’ është aq e bukur sa ajo në Charleston,
jo aq e qetë, dhe nuk ka aq shumë pemë.
Por të paktën nuk do ta hasësh në varreza
pleq që gjithnjë hanë drekat e tyre
as nënat që harrojnë karrocat e fëmijve.

Në parkun e Zotit nuk ka fëmijë lozonjarë.

Parku i Bronksit