Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Dhjetor 2020

“Paris-presse” ka botuar, të dielën e 15 dhjetorit 1963, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me marrëdhëniet ekonomike asokohe midis Francës dhe Shqipërisë komuniste, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria do të dërgojë duhan dhe lëkurë në Francë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Tiranë, 14 dhjetor.

Franca dhe Shqipëria nënshkruan sot një traktat tregtar dhe lundrimi, në të cilin do të sqarohen kushtet e përgjithshme të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve.

Të dy vendet nënshkruan gjithashtu një marrëveshje tregtare vjetore. Shqipëria do të eksportojë në Francë duhan, pambuk, lëkurë, lesh, bimë medicinale, bitum natyral dhe minerale.

Franca do të dërgojë makineri, kimikate, ilaçe, letër dhe karton, si dhe pëlhura dhe mallra të ndryshme kapitale në Shqipëri.