Parid Dule është piktor, dekorator në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe mjeshtër i arteve marciale (i  lindur më 1969 në Tiranë). Si kampion sporti Paridi është formues dhe promovues i talenteve dhe profesionistë të rinj ndërkombtarë. Paridi si artist pamor është vlersuar me blerjen e një pune nga ish sekretari i OKB Peres Dekuelar, kur vizitoi Tiranën në vitet ’80, gjatë një aktiviteti artistik. Është realizues i disa ekspozitave personale të çelura nga viti 1979 në shumë qytete të vendit. Piktori aplikon pikturën në vaj akuarel, pastel, miks dhe vizatime. Paridi si pjestar i një familjeje artistësh pamor vijon artin si nip i skulptorit Hektor Dule  dhe bir i piktorit Bardhyl Dule duke ia mbrujtur djalit të tij Matis Dules po i talentuar në pikturë dhe karate.