Qyteti antik i Orikut është nje nga qytetët më të lashta të njohur në Shqipëri, mendohet se është themeluar që në mesin e shek. VII p.e.r përpara Apolonisë dhe Durrësit. Në vitin 45 p.e.s. bëhet arenë e luftarave civile romake midis Pompeut dhe Çezarit dhe në shekullin e I pas Krishtit, shkatërrohet nga një tërmet i fuqishëm.
Qyteti ka një sërë objektesh me interes historik e kulturor ku veçohet Teatri i gurtë i cili është ndërtuar në shek. I p.e.s dhe mendohet se në kohën e lulëzimit të qytetit përdorej për shfaqje teatrale e ndeshje gladiatorësh.
Qyteti Antik Orik është një monument i trashëgimisë kulturore në Pashaliman,shumë pranë Orikumit në Qarkun e Vlorës.

Nga monumentet e dala në gërmimet arkeologjike është ndërtesa e tipit monopter në tarracën lindore të kodrës. Kjo ndërtesë daton rreth shekullit III-II p.e.s dhe shkatërrohet në mesin e shekullit I p.e.s, ndoshta gjatë luftrave civile. Monumenti ka përmasa 6.40×6.40 m dhe u zbuluar në vitin 2012. në vitet 1958-60 u zbulua një altar me përmasa 3×3.45 m me formë kuadratike, i cili në gjendjen aktuale është i shpërbërë.
Monumenti qendror i Orikut është shatërvani monumentale e tij, e cila daton në periudhën helenistike dhe braktiset rreth Shek I p.e.s. Përbërësit arkitektonik të saj janë shkallarja në formë gjysmërrethi, e cila ka një podium me kornizë me dentikula që arrin në 1.57 m lartësi. Është i përbërë nga dy ambientet anësore me formë drejtkëndore me përmasa 5×12.60 m ai jugor dhe 3.7×17.4 ai verior.
Në qendër të tij gjatë gërmimeve të vitit 2013 u zbulua një kanal me gjatësi 7 m, thellësi 2 m dhe gjerësi 80 cm, në dyshemenë prej shkëmbi të tij, të çojnë pesë shkallë të punuara në blloqe guri. në kurrizin e kodrës mbi shatërvan gjendet një shkallare e ruajtur në gjendje të mirë, e punuar gjithashtu në shkëmb, me këmbë të gjera 0.40 m dhe lartësi 0.10-0.12 m. në jug-perëndim të qytetit antik gjendet nekropoli, i cili shtrihet në një sipërfaqe 3999 m².


Për të shkuar në parkun arkeologjik të Orikut ndiqet rruga që të con për në bazën ushtarake detare të Pashalimanit rreth 1km mbas postobllokut. Mund të shkohet lehtësisht me makinë.

HLI