Merita Abazi

Nobelistin Pamuk, e shohim me paraqitjen e panoramës së qytetit të madh, Stambollin. Që në fillim njihemi me Kenanin , djaloshin pasanik 30 vjeç dhe banesën e tij të famshme Merhamed, si dhe me vajzën Fysun 18 vjeç, .

…Pesonazhi kryesor, Kenani, flet në vetën e parë, pra janë bindjet dhe mendimet për ta paraqitur atmosferën e mentalitetit turk, atë të pasanikëve me atë të varfërve, lidhjet e çifteve të dashuruar . Banesa e tij Merhamed ishte strofulli i dashurisë së të dyve.

Duke i rëfyer Fysuni Kenanit ,ne i shohim vajzat e viteve të 75-ta, që ishte një karakteristikë për Stambollin. Autori na paraqet disa mënyra e raste, të rretheve të shoqërisë së lartë ku një çift, si Kenani me Sibelin, vajza e shoqërisë së lartë me të cilën Kenani do të fejohet, nëse kishin dashuri para martese me burrat e tyre të ardhshëm kjo lidhej me pavarësinë e femrës dhe bindjet e tyre moderne.

Nëse një vajzë për shkaqe të ndryshme e humbte virgjërinë pa marë parasysh arsyen ,duhej të martoheshin. Nëse mashkulli shkonte me një vajzë nën tetëmbëdhjetë vjeç, babai i vajzës kishte të drejtë ta padisë në gjygj, djaloshin çapkën. Nëse ndonjë vajzë lozonjare jepej pas dëshirave seksuale, këtu dhëndurët e ardhshëm tmeroheshin.. Ai tregon se gratë që bënin dashuri para martese si evropjanet, jetonin në lagjet e pasura dhe ishin kthyer në legjendë e mite me minifunde apo të gjata, që i kërkonin e nuk i gjenin, duke i përjashtuar shtëpitë publike që ishin aq të vizituara.

Në banesën MERHAMED përshkruhet ambienti i shoqërisë pasanike, se si silleshin zonjat e pasura, gratë e burrat, si e emitonin perëndimin duke menduar se ajo kulturë është e përkryer, duke pirë raki të shtrenjtë, konjak e viski që i merrnin në mënyrë jo ligjore, mu ajo shoqëri të cilit i përkiste i kishte gjithë ato të meta të zakonshme si në ditët e sotme. Duhej ta keshë gruan legjitime , dhe dashnore të fshehtë.. Kenani mendonte vetëm për banesën Merhamed dhe takimin çdo ditor edhe për ushtrime Matematikë , sepse Fysuni përgatitej për provimin pranues në universitet, por nuk e harronte.. strofullën dashurore . Fejesa e Kenanit me Sibelin, në hotelin e famshëm “Hilton”. dhe përshkrimi i të ftuarëve, tregon edhe të metat, arogancën mendjemadhësinë, përgojimet e grave dhe të burrave, lakmitë e zilinë, dhe në shoqëri të ngushtë përkujtonin shtëpitë publike, vajzat që i pëlqenin, vizitorët prej djemve të rinj deri te deputetëti që në rastin e bastisjes ishte zënë aty, edhepse i martuar, deri te një kandidat, kryeministër shtatëdhjetë vjeçar, që kishte vdekë në krahët e një çerkezeje…me një fjalë një shoqëri aristokrrate e lartë artificijale, imitues të dobët të perëndimit, që për hir të zakoneve, i bëjnë ritualet të ngulitura thellë në mentalitetin turk. Fysuni, ra nga provimi, ajo e zhgënjyer largohet nga shtëpia e saj dhe ik larg. Faqet në vijim rëfejnë trazimin e çmendur shpirtëror të Kenanit kur e humbi Fysunin. Kërkoi gjithandej dhe nuk e gjeti. Pinte shumë, shihte vegime. Sibelin e la pas dore, e prishi kontratën familjare tregtare me Turgain sepse ai kishte qenë i dashuri i parë i saj. Ai vuante. Për të jeta pa Fysunin nuk kishte kuptim. Edhe psikologun e vizitoi, por kot. Ecte pa ndonjë qëllim. Shetiste e shikonte në rrugë mos e sheh atë.. Nuk e zinte vendi vend. Ai lëngonte…dhe ndoshta bëhej më e përballueshme vajtja e tij në banesën Merhamed, ku plandosej, i merrte çarçafët ta ndjen erën e saj, sendet që i kish prekur ajo i vente në hundë e gojë si bebja lodrën. Atij malli për Fysunin i shndrrohej në dhembje të rëndë dhe torturë të papërballueshme..dhembje barku…kështu atë e vriste dashuria. Kështu i lodhur filloi ta formojë muzenë e tij të pafajësisë, duke mbledhur kujtime, e duke i shkruar letra Fysunit nga ngërçet e agonisë së tij dashurore. Fysuni nuk paraqitej .Shkon në shtëpinë e saj. Ky hyn dhe i merr …kujtimet e saja që ia paqtonin shpirtin. Rruga Teshveqije. Aty i kishte kujtimet.. Ai u nda me Sibelin, Planet e Kenanit ndryshuan. I vdiq babai.

Jeta i kalonte si në maramendje. E gjeti Fysunin. Ajo ishte martuar me Feridunin , një i ri skenarist filmash.

Mendoi se e kishte harruar, por jo. Banesën e tij Merhamed filloi ta shndrojë në muze, duke i vjedhur gjërat që i kishte prekë Fysuni. E fundit qe aranxhata Meltem në kino, shishja ku ajo kishte pirë.Përpjekjet e tij me të shoqin e Fusunit , skenaristin të bëjë diçka dështuan.

Nëpërmes një paraqitjeje dramatike të kinematografisë turke që ishte plot melodramë, ofshamë e lot, ai e paraqet përpjekjet e para të kinematografisë turke që ta kopjojnë perëndimin e të shkëputen nga patosi dhe romantika e tepruar , si dhe të kthehen në paraqitjen reale të jetës së njeriut punëtor , të varfër apo të pasur turk. Tetë vite Kemali shkoi në Çukurunxhu , në shtëpinë e z. Tarikut, teto Nesibes, Fysunit e Feridunit. Ai tregon për shoqërinë Stambollite, atë varfëri në Çukurunxhë, banesat, qëndrimin atje, orët, ushqimet që i hante dhe i dhuronte, për grushtetet, luftërat e militantëve komunistë me militantët nacionalistë, sidomos grushtetin e dytë ,ku qëlloheshin kafenetë, krime në rrugë, nëpër universitete pushtime, bojkote, të gjitha muret e qytetit ishin me ngjyra e parulla të ndryshme më 1980…/ Kenani vazhdonte të shkojë te Fysuni. Aq shumë e donte. U bë si banor i saj. Përpiqej të ndihmojë gjirimin e filmit, sepse Fysuni donte të bëhet aktore. Kenani xheloz, vetëm për t’iu afruar dashurisë së vet, bën çmos. E mëson të vozitë veturën e ta merr lejen.. Kenani në fund triumfon. Pasi i vdes babai i Fusunit, ato afrohen, fejohen e në udhëtimin nëpër Evropë, ato dy teprojnë me alkohol. Fysuni e dehur e përplas veturën në një dru. Ajo vdes në moshën 50vjeçare

. Kenani i rehabilituar viziton nëpër Evropë 1743 muze dhe e krahason me të veten, muzeun e vet të pafajësisë…dhe duke e blerë shtëpinë e Fysunit, e shndron në muze, me të gjitha kujtimet e Fysunit, prej imtësirave

më të vogla deri në ato më të mëdha.

Orhan Pamuku është ai që e dëgjon rëfimin e Kenanit, i cili vdes në moshën 62 vjeç prej një sulmi në zemër, i plakur, i rënuar, i dobësuar dhe i rudhur. Duke e përshkruar dashurinë e paharruar aq të madhe të Kenanit, faktikisht, ai e përshkruan historinë e tërë Stambollit. Fjalëte Kemal Basmaxhiut, për muzenë e tij:…Dashuria s’është gjë tjetër, veçse një shfaqje e përkujdesjes dhe e dhembshurisë së thellë”. Ai u dashurua njëherë, dhe vdiq për atë dashuri me fjalët:”… le ta dinë të gjithë, unë kam jetuar një jetë shumë të lumtur”.

“MUZEU I PAFAJËSISË” është romani që kritikët e rendisin krahas “LOLITËS”, “ZONJËS BOVARI”, “ANA KARENINËS”. Ia vlen të lexohet!

Можно е да е слика од мапа