– Prozë poetike

Befas, ndersa luftonim me hijet qe ngjanin sikur luhateshin dallgëve të detit, dhe sikur shfaqeshin nga thellësitë e errëta nënujore, pame një dritë që afrohej drejt nesh.

Po shquaj dicka – me foli mes tringellimave të shpatave Namiku.

– Eshtë dikush qe po vjen – i thashe une. Nje kalores qe zbret nga qiejt, i veshur me argjend qe shkelqen.

Ai u afrua dhe u prezantua;

– Eduart Veli jam- tha duke dihatur. Zbrita drejt jush si rrufe, per t ju qendruar prane. Me keta mediokrit nuk mbaron lufta kurre. Po shpata ime eshtë kalitur , dhe behet gjithnje me e forte.

– Eja o vlla, i tha Namik Jahaj. Tani me shume se kurre tu tregojme vendin ketyre bishave.

Ndjenim neper hunde eren e tyre kuterbuese, si te atij peshkut te prishur, dhe duhet te mbaronim sa me pare.

-Tu japim fund – thirra une dhe ata u bene gati. Namiku nxorri nje faqore me uje te bekuar, si raki mu duk, dhe na e zgjati te dyve.

– Eshte qibar- tha ai , te shton jeten.

Pime sikur po pinim gllenjken e perjetesise, dhe frymezimi poetik na mbushi gjoksin. Ne cast u veshem perreth me engjej mbrojtes, qe me heshtat e tyre te ndritshme shponin gjymtyre mediokrish. Luftuam.pa meshire, dhe hijet nje nga nje po largoheshin dhe rralloheshin bashke me erresiren. Ne breg po shquheshin foshnjet e para te dritës. Era nanuriste dhe fershellente melodi muzash. Nga larg u shqua nje vaporr i vogel, dhe mbi të nje grup njerezish u binin veglave dhe kendonin. Disa dama te bukura kercenin lehtaz dhe ngjanin me copeza yjesh tek binin nga qielli, dhe pastaj ringriheshin. Ishte kenga e jetes, e pranveres, e poezise dhe frymezimit. U shtrime nje cast mbi rere dhe po shplodheshim. Tani deti ishte kthjelluar, dallget qetesuar, dhe  kenga e njerezve mbi vaporr ndjehej gjithnje e me afer. Kur u afruam, nje grup njerezish po na e bente me dore dhe po na ftonte te shkonim pas tyre. Ne ishim te lumtur qe kishim fituar dhe s kishim fjale. Eduarti drodhi nje cigare me aromat e Konispolit dhe ma zgjati. – Merre, tha, te ben mire. Eshte qetesues dhe te zgjon kujtimet.

Nderkohe dhe Namiku merrej me uniformen e tij dhe ia nisi kenges labe.

Pas kenges, secili prej nesh thuri vargje per detin Jon, per bukurite shqiptare dhe dashurine njerezore.

– E dini- tha Eduarti- une banoj ketu afer. Te shkojme te freskohemi me nje dhalle te ftohte.E me pas shohim e bejme. Na pelqeu mendimi dhe u nisem rruges per ne shtepine e tij…

Por ndersa shkonim neper agun qe po zgjohej, harruam per ku ishim nisur dhe u ngjitem mbi nje koder. Prej aty shihej deti, dhe fshatrat perreth mbeshtilleshin me driten e pare lehone. Ecnim si te dalldisur midis barit te gjelber dhe lulekuqeve, qe ngrinin kokat përgjumësh. Shpatat papritmas na ishin shnderruar ne penda, dhe me to filluam te gervishtnim qiellin. Ai si flete e bardhe u mbush me shkronja dhe me vizatime .Prej tyre , u rrit nje figure, dhe i ringjallur fluturoi qiellit duke bere nje rreth magjik siper nesh. Pastaj Pegaso u ul prane nesh, dhe nga shpina e tij zbriten tre nimfa. Ato ishin nimfa e Bukurise, nimfa e Dashurise, dhe nimfa e Diturise. Na buzeqeshen dhe u afruan prane nesh me buzeqeshjet rrezellitese. Na vune nga nje kurore drite mbi koke dhe na puthen ne balle. Pastaj u ngjiten perseri mbi shpinen e Pegasit dhe humben ne qiellin e pafund.

Ne kishim mbetur mes fushes si te shastisur. Lulet e bukura eremire fllditeshin nen ajrin e mjelmet te mengjesit. Dhe ne kishim akoma nen lekure shijen e kripes se detit.

Eduarti, si vendas qe ishte, ndjehej krenar per mrekulline qe sapo kishte ndodhur. Mua me erdhen ndermend kodra ku isha rritur ne Shijak dhe lojerat e femijerise. Namiku veshtronte ende qiellin nga shkuan zanat, dhe mbase mendonte akoma castet e perjetuara.

Sa bukur ishte te kaloje nje nate ne shoqeri poetesh. Nje nate e lodhshme dyluftimi me hijet e ushtrise se mediokritetit, fitorja aq e deshiruar, shfaqja e vaporrit qe mbartete poete, dama, kenge dhe endrra dhe se fundi takimi me Muzat.

Mengjesi hodhi pelhuren e tij mbi gjithcka, dhe pemet mbeten te mberthyera ne rrjeten e drites. Ne ecnim kokulur shtigjeve dhe na dukej sikur ishim ne shtepi. Nje shtepi e madhe ishte natyra dhe ne me penat tona e ngjyem, e stolisem dhe e beme me te bukur se ç’ishte me pare. Pastaj ecem pa ndalur per ore te tera, më pas qendruam  prane nje kroi, u lame me ujin e tij te qashter, dhe u shtrime prane nje lisi shekullor e na zuri gjumi. Rrezet e diellit na gudulisnin fytyren, dhe nje zog bilbili hyri brenda nesh dhe se pushoi me kurre kengen e tij të perendishme.

Rifat Ismaili 29- 3 – 2021