Kinemaja e Shkodrës po transformohet për t’i kthyer identitetin si një hapësirë publike në funksion të qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Kinemaja e Shkodrës, e cila është një vlerë e trashëgimisë dhe artit.

Transformimi i kinemasë nisi pasi Bashkia e Shkodrës rimori pas 23 vitesh godinën e kinemasë që ndodhet në qendër të qytetit.

Kontrata e qirasë ndërmjet subjektit që e kishte dhe ministrisë së Kulturës lidhur në vitin 2000, kishte përfunduar në 2020.

Në 3 vitet e fundit, shoqërisë private nuk iu rinovua kontrata nga Bashkinë e Shkodrës, që është enti pronar i objektit./atsh /