“Ne e kemi në gjene të lulëzojmë”, – ishte njëri prej mesazheve që Lipa u mundua të shpërndajë te të gjithë të pranishmit e famshëm që ishin në atë mbrëmje.

E shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Dua Lipa, pati një fjalim shumë emocionues, ku edhe pranoi një çmim “Artistja e shquar e vitit 2021”.

“Unë qëndroj përpara jush si një fëmijë i Kosovës, e lindur në Mbretërinë e Bashkuar dhe jam sot si mysafire e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë vij nga një vend për të cilin shumica prej jush e keni dëgjuar, por ndoshta jo në mënyrën se si do ta përshkruaj. Dua të ndaj me ju pak për Kosovën time”, ka thënë ajo.

Duke kujtuar edhe një herë problemet e jashtëzakonshme që Kosova ka me viza, Lipa rikujton që shteti i prejardhjes së saj është më i riu në Evropë, por nuk gëzon të drejta demokratike.

“Kosova është shteti më i ri në Evropë. Kemi vetëm 13 vite në rrugëtimin e tonë të pavarësisë. Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”, tha më tej 26-vjeçarja.

Duke mbështetur gjithnjë të rinjtë dhe duke përcjellur mesazhe shumë pozitive, Lipa përmbylli fjalimin e saj, me ç ‘rast bëri krenar një popull të tërë.