Mark Strand

Dikush po thoshte

diçka për hijet që mbulojnë fushën, si

gjërat kalojnë, si dikush fle në dalëdritë

e mengjesi shuhet.

Dikush po thoshte

si era shuhet, po prapë kthehet

si guaskat janë qivure të erës

por koha s’ndalet.

Ishte një natë e gjatë

dhe dikush tha diçka për hënën që humbi bardhësinë e saj

mbi fushen e ftohtë. Asgjë tjetër për të shtuar

më shumë se njëjtë ish.

Dikush përmendi

një qytet ku pat qenë para lufte, një dhomë me dy qirinj

përballë murit, dikë që vallëzonte, dikë që vështronte.

Ne zumë të besonim

se nata s’do të kishte fund.

Dikush po thoshte se muzika qe ndalur e kurrkush

nuk e vuri re.

Pastaj dikush tha diçka për planetët, diçka për yjet

sa të vegjël ata ishin dhe sa të largët.