11 maj 1939

Kur shpërtheu Lufta e Parë Ballkanike, e vizitova legatën e Serbisë dhe kjo ishte sa isha në marrëdhënie shoqërore me serbët gjatë viteve të kaluara. Por, unë nuk kam patur në tërësi marrëdhënie të ngushta. Dhe, për habinë time, mora një letër në të cilën mua më drejtoheshin si ‘më e dashura’ dhe ‘darling’ dhe më thuhej se isha ‘shpresa më e madhe e serbëve’; se duhej të isha e kujdesshme për ‘jetën time shumë të vlefshme’ dhe shumë gjëra të këtilla.

Menjëherë e pashë se dashamirësia e mëhershme ishte bërë punë konstruktuese që të më përdornin si kthetra të maces për ambiciet serbe. Pastaj, vendosa për diçka tjetër para se të bëhesha vegël e tyre. Do të veproja ashtu siç do ta shihja të arsyeshme për luftën. Prandaj, nuk ua ktheva përgjigjen dhe kurrë më nuk komunikova me këtë legatë. Jam e lumtur që kam bërë ashtu pasi që krimet serbe në atë luftë m’i kanë hapur sytë se në të vërtetë cili ishte qëllimi i tyre për ‘Velika Serbija’ (Serbi a Madhe).

29 shtator 1943

Ai [Ahmet Zogu], qysh në vitin 1914 shihej se Esati i dytë por vetëm në vetëlavdërim.

16 janar 1944

Jam gëzuar shumë për dhuratat dhe gjërat tjera që më kanë ardhur si shenjë dashurie nga shqiptarët e vendeve të ndryshme të ShBA-ve për ditëlindjen time të 80-të.