Odise Gremo

Bletët si infermiere u qëndrojnë luleve në kokë,
Zogjtë sjellin vazhdimisht cicërima të plagosura,
Dielli bënë grafinë e kockave të legenit në trupin e ditës,
Të sëmurët rëndë i çon vdekja në spitalin e Zotit,
Për një trajtim më të mirë.
Me mua, me mua ç’do bëhet?
Unë ri pranë shtratit të një luleje
Me frakturë në të dy krahët e shpresave…
Po ty moj zëmadhe pse më fole
Dhe pse erdhe në këtë livadh të traumave?
Mora frymë frymën tënde
Dhe më fute në anestezi të përgjithshme.
Fjeta tre orë e treqind ditë.
Nuk do isha zgjuar, po të mos më tundte zëmra:
Odiseeeeeeeeeee…
Ngrehu, të çaftë ujku vitet!…